Po riparohen dëmet nga stuhia e fortë që përfshiu dje padite pjesë të vendit

25.08.2022 09:52

Po riparohen dëmet nga stuhia e fortë....

Po riparohen dëmet nga stuhia e fortë që dje përfshiu pjesë të vendit dhe solli reshje të rrëmbyeshme intensive, shkarkime elektrike dhe erë të fortë.

Janë riparuar dëmet në Pellagoni e  më vonë në mbrëmje edhe në një pjesë të luginës së Shkupit.

Dje rreth orës 20:10 e tërë Tetova për një kohë të shkurtër ka mbetur pa  energji elektrike për shkak të stuhisë në të gjithë vendin.  Ekipet e EVN-së kanë dalë menjëherë në terren për ta rregulluar defektin dhe furnizimi është rikthyer shumë shpejt.  

Komuna e Kavadarit ndërkohë ,  ka bërë me dije se pas stuhisë që ka goditur qytetin mbrëmë, ka marrë pesëdhjetë raporte, prej të cilave tridhjetë kanë qenë për dëme të mëdha.

Territori i kësaj komune  u përfshi nga reshje të dendura shiu prej rreth 40 l për m2, ndërsa pjesa malore është përfshirë nga breshëri.

Në pastrimin e qytetit kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit e Kavadarit, të cilët me pompa kanë nxjerrë ujin nga objektet e përmbytura.