Kriza energjetike, ekspertët: Ndjejmë pasojat e mungesës së investimit
Maqedonia e Veriut nuk ka prodhim të vetin të energjisë elektrike....

Maqedonia e Veriut nuk ka prodhim të vetin të energjisë elektrike, andaj edhe krizën energjetike do ta përjetojë më ndjeshëm vlerëson eksperti ekonomik Zoran Vitanov.
Sipas tij, të gjitha qeveritë në vend nuk kanë arritur të bëjnë një plan konkret për rritje të prodhimit të energjisë dhe pasojat po i ndjejmë tani.
“Ne nuk kemi bërë një buxhet i cili do të bëjë investime kapitale, ku do të bëhen investime me të cilat do të sigurohen sasi solide e burimeve të energjisë elektrike brenda në shtet dhe tani po bëhemi të mvarur, apo me një fjal popullore bëhemi rrob. Të gjitha qeveritë, jo vetëm kjo, jo që nuk kanë plane por politikën e udhëheqin sot për sot” – tha eksperti ekonomik, Zoran Vitanov.
Vitanov thotë se duhet të formohet një qeveri ekspertësh e cila do të e cila do të hartoj një plan me akcent kryesor në ekonomi.
“Nëse nuk e bëjmë këtë, ne do të mbijetojmë për inerci por do të vjen deri te rënia e sistemit. Sepse ne jemi vend i varur nga importi, problemi më i madh i ekonomisë sonë, është deficiti në shkëmbimin tregtar dhe tani një shumë e madhe do të derdhen për importin e energjisë dhe Maqedonia e Veriut do të bankrotojë” – deklaroi Zoran Vitanov.
Në konferencën e sipërmarrësve “Si të ballafaqohem me krizën”, u apelua që sipërmarrësit shteti duhet t’i trajtojë si partnerë në sjelljen e politikave dhe t’i ndihmojë në kohë krizash, e jo t’i lërë në baltë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
