Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë: Punonjësve policorë nuk u janë paguar kontributet
25.08.2022 15:03
Punonjësit e policisë që kanë bërë kontrolle mjekësore dhe stomatologjike janë ankuar...

Punonjësit e policisë që kanë bërë kontrolle mjekësore dhe stomatologjike janë ankuar se u është thënë që nuk kanë paguar sigurimet shëndetësore dhe janë detyruar të paguajnë privatisht. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga Sindikata e Pavarur e Policisë, nga ku kërkojnë që ministri i punëve të brendshme ose kryeministri të ndërhyjnë në mënyrë urgjentë për ta tejkaluar problemin.
“Njëra palë e hedh topin tek fondi kinse fondi ka pasur problem në butonin e sistemit e cila është dashur që t’i transferojë paratë për punëtorët në polici që ata të mund të kenë sigurim për t’i kryer shërbimet e tyre mjekësore dhe mos të paguajnë privat. Këtë problem kërkojmë që ta zgjidhin nga sot nëse nuk mundet ministri i bëj thirrje kryeministrit që ta tejkalojë këtë problem duke e pasur parasysh se kjo nuk është hera e parë por po ndodh disa herë viteve të fundit. Duhet të dalin me të dhëna publike për sa persona nuk kanë paguar dhe pse ku kanë shkuar paratë ata duhet këtë çështje ta zbardhin.”,- tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev Todev.
MPB: Mos përhapni dezinformata kontributet janë paguar
Kanë reaguar nga MPB prej ku thonë se të gjitha kontributet për punonjësi janë paguar ndërsa akuzat e sindikatës i kanë quajtur deziformata.
“Në lidhje me konferencën për shtyp të një prej sindikatave në Ministrinë e Brendshme, informojmë opinionin se për të gjithë punonjësit e MPB-së janë paguar kontributet brenda afateve të përcaktuara me ligj, por është shfaqur problem gjatë regjistrimit të një personi të cilit i janë paguar kontributet në mënyrë retroaktive dhe i cili është rikthyer në punë me vendim gjykate pasi i është ndërprerë më herët marrëdhënia e punës. Ministria e Brendshme menjëherë ka marrë masat për zgjidhjen e problemit dhe në koordinim me Fondin e Shëndetësor dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike problemi do të tejkalohet në kohë sa më të shpejtë.”,- thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
GAZMEND KURTISHI
