Maqedoni

Stoilkovski: LSDM ka korruptuar votuesit

25.08.2022 15:25

VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, dhe sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq...

VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, dhe sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq, për korruptim të elektoratit. Sipas opozitës maqedonase, partitë në pushtet gjatë zgjedhjeve të fundit lokale e kanë kuptuar se nuk kanë përkrahjen e votuesit prandaj përpiqen ta korruptojnë atë.   
   
“Kovaçevski dhe Zeçeviç përpiqen me para të kompensojnë përkrahjen e popullit, të vetëdijshëm se nuk e kanë, se Maqedonia po thellohet në krizë dhe se fajtor është LSDM. Gjuajtja me para të vjedhura nuk e ndërton besimin. Zënia e gojës me para, nuk e zgjidh varfërinë përkundrazi, gjuajtja me para ndodh kur ato janë të vjedhura dhe s’janë fituar me nder.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
LSDM: Humbi koalicioni anti-evropian
 
Porositë pas zgjedhjeve të fundit janë të qarta, kundërpërgjigjen nga LSDM. Sipas tyre në këto zgjedhje koalicioni qeverisës ka shënuar fitore të dyfishtë ndërsa VMRO DPMNE-së i është përgjysmuar përkrahja në Tetovë. Sipas selisë social demokrate, në këto zgjedhje ka humbur koalicioni anti-evropian.
 
“Pas humbjes në zgjedhjet lokale në Mickovski dhe Apasiev s’janë askund. Se mos presin së bashku udhëzime nga Budapesti? Është e qartë se janë shastisur nga humbja, nuk dinë seç të thonë pas shuplakës që qytetarëve, të cilët u dhanë porosi të qartë se janë kundër bllokimeve dhe destruktivitetit dhe se duan përparim dhe shtet evropian.”, – thuhet në reagimin e LSDM.-së
     
SHPËTIM NUREDINI