Maqedoni

UNT: Filloi regjistrimi i studentëve të rinj

25.08.2022 15:47

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, filloi regjistrimi i studentëve të rinj...

Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, filloi regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2022-2023. Interesimi i studentëve u tregua në veçanti për studimin e shkencave teknike, për të cilat ka nevojë edhe tregu i punës. 
 
“Informatikën e kam zgjedhur, të punoj me kompjuter, mësimdhënie, ndoshta në të ardhmen profesor i informatikës.”,- u shpreh një student.
 
“Drejtimin e ekonomisë e kemi mësuar edhe në shkollë të mesme që e njohim edhe më herët dhe mendoj se është më mirë për ne.”,- theksoi një student.
 
Zeqiri: Rinovohet objekti në Kazermën “Ilinden”
 
UNT këtë vit disponon me 24 programe studimore, pesë fakultet aktuale dhe tre që priten të akreditohen. Vende të lira ka për 1225 studentë thekson rektori Izet Zeqiri, i cili pret që një pjesë e studentëve pas katër muajsh të dalin në objektin që po rinovohet në kuadër të Kazermës “Ilinden”. 
 
“Jemi duke bërë përpjekje që Kazerma “Ilinden” që është pronë e Nënës Terezë të bëjmë rekonstrumin e objektit, jemi në procedurë të prokurimit për këtë  proces, shpresojmë të rinovohet objekti dhe një pjesë e studentëve të kalojnë aty. Me vendim të Qeverisë ka kaluar edhe projekti i UNT-së jemi duke punuar që në aspektin e infrastrukturës që të rregullohen të gjitha këto çështje.”,- theksoi rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.
 
Regjistrimi i studentëve në UNT- Shkup përfundon më 31 gusht. 
 
FLUTURA LATIFI