Maqedoni

Protesta, bujqit të pakënaqur për shkak të dëmeve të papaguara

25.08.2022 16:53

Të zhgënjyer dhe të rraskapitur financiarisht, bujqit thonë se nuk mund të presin më dhe nëse deri më datën 29 gusht...

Të zhgënjyer dhe të rraskapitur financiarisht, bujqit thonë se nuk mund të presin më dhe nëse deri më datën 29 gusht nuk derdhen në llogarinë e posaçme të komunës së Resnjës, mjetet për dëmet nga moti që kanë pësuar nga viti 2006, deri në vitin 2018 dhe për të cilat është marrë vendim në seancë të qeverisë, protestat paqësore do të radikalizohen.
 
“Në rastin e fundit, nëse nuk gjejmë dikë që na dëgjojë, do të vazhdojmë me të ashtuquajturin marshim të Prespës, do të shkojmë nga Resnja në Shkup me makineri bujqësore.”,- tha kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Ljube Pampulevski.
 
“Këto ditë kam llogaritur se borxhliu im më i madh nuk janë tregtarët, por shteti. Ata në të gjitha arsyet kanë borxhe, edhe për fermerët e regjistruar, edhe për rimbursimet e taksave që nuk janë bërë prej dy vitesh.”,- deklaroi pemëtari nga Prespa, Stevçe Radevski.
 
Kjo është një kërkesë urgjente, por jo e vetmja, theksojnë bujqit. Ata po kërkojnë dorëzim në kohë të naftës së gjelbër dhe subvencione, pasi kostot po rriten në mënyrë drastike.
 
“Punëtorët, preparatet, plehrat janë shtrenjtuar nga 50 në 150%. Prodhimi i mollës vitin e kaluar ishte 10,8 denarë, sivjet është nga 16 deri në 18 denarë.”,- tha pemëtari nga Prespa, Turxhan Zendelovski.
 
Ata besojnë se vetëm me mendim shkencor dhe institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë një strategji afatgjatë që do të ofrojë prodhim më fitimprurës dhe do të hapë tregje të reja. Edhe pse 400 deri në 500 hektarë u goditën nga stuhia dhe breshëri, korrja e këtij viti është e një cilësie të shkëlqyer dhe do të peshojë nga 100 deri në 120 mijë tonë mollë.
 
SEDAT SELIMI