Akulli, dhjetëra automjete përfundojnë në kanale
Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, fshati Bardhosh, së paku 6 automjete përfunduan në kanale,- anash rrugës dhe dy aksidente tjera, për shkak të akullit të rrugë.Policia konfirmon për 2 të vdekur...

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Mefail Bajqinovci, i cili ka bërë disa fotografi me këtë rast. " Pashë minimum 6 automjete që kishin përfunudar në kanal anash rrugës dhe dy aksidente tjera. Rruga ishte e gjitha akull, sikurse ne patinazh ", tha gazetari Bajqinovci për rtklive.
Sipas policise, dy persona kanë vdekur ndërsa 14 të tjerë janë lënduar në tri aksidente trafiku që kanë ndodhur në fshatin Shkabaj të Obiliqit.
Agron Borovci, zëdhënës rajonal i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka thënë për gazetën Tribuna se në tri aksidente trafiku që kanë ndodhur rreth orës 07:00, dy persona kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë kanë marrë lëndime trupore. (rtklive.com)
