Maqedoni
Ismaili vizitoi zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Dollnenit
25.08.2022 19:05
Ditë më parë në komunën e Dollnenit reshjet e mëdha të shiut shkaktuan vërshime...

Me këtë rast janë dëmtuar disa shtëpi, por edhe të mbjellat bujqësore. Për këtë qëllim sot në fshatrat Zhitoshë dhe Llazhan të kësaj komune ka qëndruar sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Rexhail Ismaili.
Ai nga kryetari kësaj komune është njoftuar se tanimë është formuar Komisioni për Regjistrimin e Dëmeve, prandaj apeloi te bujqit e kësaj komune që të paraqiteshin dëmet që kanë pësuar.
