Maqedoni
Kovid-19, 7 të vdekur e 313 të infektuar
25.08.2022 19:49
Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 972 testime...
Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 972 testime, me ç’rast janë regjistruar 313 raste pozitive.
Autoritetet shëndetësore në raportin e 24 orëve të fundit po ashtu njoftojnë edhe për 364 të shëruar dhe dy të vdekur të moshës 83 dhe 85 vjeç nga Shkupi.
Po ashtu nga “Termini im” njoftohet edhe për 5 të vdekur nga 8 deri më 23 gusht. Aktualisht në vend ka 2.418 raste aktive.
