Botë

Ukrainë, raketat ruse përsëri godasin Kievin

25.08.2022 20:11

Dy raketa ruse goditën komunitetet pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev...

Dy raketa ruse goditën komunitetet pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, mbrëmë bën të ditur Oleksiy Kuleba, kreut të administratës shtetërore rajonale të Kievit.
 
“Natën, armiku nisi një sulm me raketa në një nga komunitetet e rrethit Vyshhorod. Dy goditje u regjistruan,” tha Kuleba.
 
Nuk u raportua për të lënduar apo shkatërrim të infrastrukturës, shtoi ai. Kuleba tha se një vlerësim i zonave të prekura vazhdon dhe se shpërthimet e tjera të dëgjuara nga ata në zonë ishin nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
 
Sipas guvernatorit të rajonit Dnipropetrovskut, Valentyn Reznichenko, forcat ruse bombarduan rajonin perëndimor të Synelnykove, duke plagosur tetë persona. Distrikti jugor i Nikopolit u bombardua me raketa dhe artileri të rëndë, dhe distrikti i Kryviy Rih u bombardua me raketat Smerch dhe Uragan.
 
Një raketë ruse u rrëzua pranë qytetit të Dnipros. Ndërkohë, shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet i bëri thirrje të enjten presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë sulmet e armatosura në Ukrainë dhe tha se centrali bërthamor i Zaporizhias duhet të çmilitarizohet.