Botë

Putin rrit numrin e forcave ruse

25.08.2022 20:33

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të rritur numrin e forcave...

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse në 2 milion e 390 mijë e 758 ushtarë nga një milion e 902 mijë që janë aktualisht.
 
Sipas dekretit të nënshkruar sot numri i personelit ushtarak do të rritet nga një milion e 13 mijë e 628 në një milion e 150 mijë e 628 efektivë.
 
Në dekret përmendet edhe personel që do të punësohen nga radhët e civilëve për llogari të forcave të armatosura ruse.
 
Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar, 2023. Dekreti vjen shtatë muaj pas sulmit ushtarak rus ndaj Ukrainës, ku sipas ekspertëve ushtarakë ukrainas dhe perëndimorë Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.