Botë

Përkeqësohet moti në Britaninë e Madhe, regjistrohen mbi 8 mijë rrufe

25.08.2022 20:55

Përkeqësohet moti në Britaninë e Madhe ku janë regjustruar rreshje të mëdha dhe stuhi me vetëtima...

Meteorologët britanikë informojnë se brenda një ditë të vetme ishulli është goditur nga më shumë se 8 mijë rrufe, si dhe në dy orë ka rënë shi sa për 1 muaj.
 
Siç shihet edhe nga fotot, rrugët janë përmbytur për shkak të shiut të rrëmbyer. Ndërsa në zonat rurale rrugët u kthyen në lumenj.
 
Gjithashtu për shkak të motit të keq janë përmbytur edhe metrotë, të cilat shpesh kanë sjellë edhe bllokimin e udhëtarëve.