Maqedonia filloi me gjendje krize në energjetikë

26.08.2022 09:40

Qeveria e Maqedonisë së Veriut...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut prej dje ka shpallur gjendje krize në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shator dhe do të zgjasë për 30 ditë.

Qëllimi i këtij vendimi është që përmes mjeteve nga buxheti t’u ndihmohet kompanive energjetike për prodhimin e energjinë elektrike, si dhe blerjen e mazutit dhe thëngjillit.