112 vjet nga lindja e Nënë Terezës, Asani: Bota njeh shenjtore, prezatojmë Gonxhen

26.08.2022 13:41

Nënë Tereza është një aset i vlerave të pakrahasuesheme....

Nënë Tereza është një aset i vlerave të pakrahasuesheme universale. Nisur nga kjo drejtori i ITShkSH-së Skender Asani , aktivitetin e parë në nder të 112 vjetorin të lindjes së shenjtores shqiptare,  tha se instituiconit që ai drejton i bie “bara mbi supe”  për të hulumtuar dhe për të sjellë në dritë Nënë Terezën që nuk e njeh bota, vajzën nga Shkupi , Gonxhe Bojaxhiun.  

 “Nëse të tjerët në botë kanë xhiruar dhe botuar me qindra filma dhe vepra kushtuar Nënë Terezës, ne mund të shkojmë përtej kësaj, duke thurur fabula të pathëna nga fëmijëria dhe rinia e Gonxhe Bojaxhiut, nga Shkupi i saj, që arriti të xhirohet në kartotekën e madhe të botës, në sajë të gjithë asaj që kishte bartur me vete, edhe në botën ku kjo grua me shpirt të madh dha kontributin e jashtëzakonshëm” – tha Drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani.

Aktivitete kushtuar Nënë Terezës, Grubi: Çdo nismë do të përkrahet nga Qeveria

Çdo nismë për të përkujtuar Nënën Terezën do të ketë përkrahjen e qeverisë, tha zv.kryeministri i parë, Artan Grubi

“Një komb nuk çmohet për nga sasia e njerëzve, e personaliteteve të mëdha që i ka në gjirin e vet, por çmohet nga mënyra se si i trajton ato dhe se si i kujton ato. Dhe, ne po e kujtojmë Gonxhen në mënyrën më të bukur të mundshme, në vendlindjen e saj.” – u shpreh Zv.Kryeministri, Artan Grubi.

Dom Lush Gjergji: Të mësojmë mirësinë nga Shen Tereza

Dom Lush Gjergji , biografi i   Nënës Terezë tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përkujtimi, por jeta e shenjtores shqiptare  duhet të na nxisë të reflektojmë dhe të kemi mision mirësinë.

“Na kanë mbetur edhe dy faza tjra të cilat janë detyrë jo vetëm e institutit, por edhe e çdo shqiptari, që Nënë Terezë ta imitojmë, asaj t’i përngjajmë. S’është mjaft të themi ishte e mrekullueshme, e madhe, e mahniti botën, por secili në vete duhet të aktivitojë damarin e  mirësisë” – u shpreh biografi, Dom Lush Gjergji.

Azemi: “Drita e Gonxhes”, revista më e re shkencore

Tregime mbi jetën e Gonxhe Bojaxhiut, tani do të shkruhen edhe në revistën e re shkencore “Drita e Gonxhes”.

“Në këtë revistë do të botohen, shkrime autoriale dhe kontribute të veçanta nga jeta dhe vepra e Nënës Terezë, duke lartësuar kështu në nivele më të larta standardin e valorizimit kritik mbi këtë emër të përvetshëm të mbarë botës” – deklaroi Kryeredaktori i Revistës, “Drita e Gonxhes”, Emin Azemi.

Manifestimi tradicional “Drita e Gonxhes”, shënon 112 vjetorin e  lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. Deri më 5 shtator, manifestime të shumta do të mbahen cdo ditë edhe në muzeun  Nënë Tereza në Shkup. (Ersan Pajaziti, TVM2)