Rruga integruese e Shqipërisë, Rama: Duam të ndërtojmë Europën në vendin tonë

26.08.2022 15:06

Integrimi ishte në fokusin e takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...

Integrimi ishte në fokusin e takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me homologun e tij të Luksemburgut, Xhavier Bettel.

Rama tha se Shqipëria nuk po kërkon që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke “përfituar” nga situata e krijuar në Ukrainë e se e ka të qartë se procesi duhet të nisë nga reformimi dhe europianizimi  i institucioneve dhe shoqërisë shqiptare.

“Unë i qëndroj asaj që ne i kishim bërë të gjitha detyrat e shtëpisë e merrnim refuzim pas refuzimi. Nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE-së, por të hapim negociata. Procesi i negociatave është një proces që duhet ta bëjmë për veten tonë, jo për Luksemburgun. Do të na ndihmojë për përmbushjen e të gjitha kritereve. Ne të ndërtojmë shtetin europian në vendin tonë dhe të jemi pjesë e familjes evropiane si vend europian. Ne nuk kemi arsye të kërkojmë përshpejtime artificiale për shkak të luftës në Ukrainë” – u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Bettel: Ka progres, por edhe shumë punë para jush

Bettel tha se Shqipëria ka bërë shumë progres, por ka ende shumë rrugë përpara.

Kur detyrat janë bërë duhet të thuash po janë bërë dhe duhet të ecim përpara. Për mua është e rëndësishme që për arsye të dukshme arritën të gjenim një marrëveshje dhe të bënim përpara. Ky është fillimi i rrugës.” – deklaroi Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Dy kryeministrat biseduan edhe për domosdoshmërinë e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës në këtë periudhë të shtuar tensionesh. (Luljeta Ndoka, TVM2)