Rezoluta për Maqedoninë e Vajgëll para eurodeputetëve
Deputetët e Parlamentit Evropian në suaza të Komiteti për Punë të Jashtme (AFET), sot pasdite për herë të parë do të debatojnë për propozim-rezolutën për Republikën e Maqedonisë, lidhur me raportin e fundit të progresit të Komisionit Evropian....

Raportuesi i ri për Maqedoninë, slloveni Ivo Vajgëll, në veprën e parë të tij para AFET pritet të prezantojë propozim-rezolutë të ekuilibruar që do të përmbajë mbështetjen e Europarlamentit të rekomandimit të gjashtë të njëpasnjëshëm të Komisionit për hapjen e negociatave inkuadruese për vendin tonë në Bashkimin Evropian, njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.
Për dallim nga ish raportuesi Raiçard Hovit, eurodeputeti slloven Vajgëll pritet në propozim rezolutën, që edhe vetë e paralajmëron gjatë vizitës së fundit në Shkup, shumë herë dhe për raste thelbësore (popullin, gjuhën, nacionaliteti, shtetin) e shfrytëzojnë mbiemrin Maqedoni. Pikërisht për këtë, sot pasdite pritet debat i nxehtë në suaza të Komiteti të Punëve të Jashtme të PE-së, ku eurodeputetë grek dhe ultra nacionalisti nga partia e Kasimir Karakaçanov nga Bullgaria, Angel Xhambaski, pritet të kenë shumë vërejte dhe amendamente.
Në fillim të shkurtit. Komiteti për punë të jashtme i Europarlamentit pritet t'i miratojë propozim-rezolutën për Maqedoninë dhe vendet tjera, pas ç'ka në seancë të tërë përbërjes (751 deputet) të PE-së në Strasburg, shtëpisë ligjdhënëse evropiane në përbërjen e re të Parlamentit Evropian pritet që edhe zyrtarisht t'i miratojë Rezolutat lidhur , me progres-raportet e Eurokomsionit.
Këto rezoluta të Europlamentit, të cilat njëjtë si edhe raportet e Komisionit në gjashtë vitet e kaluara përmbanin propozime për filmin e negociatave inkaudruese për anëtarësimin e Maqedonisë në Union, për fat të keq, kanë vetëm fuqi të porosisë politike, por jo edhe veprës të përfunduar dhe janë joobligative si për BE-në ashtu edhe për vendet e saj anëtare, edhe për vendet të cilave u përkasin Rezolutat.
