Turizmi për vitin 2023: 3.2 milion fjetje dhe mbi 430 milion dollarë hyrje
Turizmi, e sheh energjinë e gjelbër jo vetëm si shpëtim....

Turizmi, e sheh energjinë e gjelbër jo vetëm si shpëtim, por edhe një mundësi për rritje. Në planin strategjik të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit për vitin 2023, misioni është të kalojë 3.2 milionë fjetje dhe më shumë se 430 milionë dollarë qarkullim vjetor.
“Ndoshta Maqedonia është ndër vendet që do të ketë një kalim të shpejtë drejt energjisë së gjelbër dhe gjithnjë e më shumë hotele do të kenë yje të gjelbër. Prandaj, së bashku me industrinë e turizmit në periudhën e ardhshme do t'i propozojmë Qeverisë masa të caktuara së bashku me Këshillin e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Bordin Drejtues dhe industrinë e turizmit dhe së bashku do të ndihmojmë në zbutjen e krizës energjetike. Në këtë mënyrë do të mundësojmë nënshkrimin e më shumë aranzhmaneve, por me çmime që do të jenë në pozitë shumë më të mirë se në vitin 2022” – tha Drejtori i Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit, Ljupço Janevski.
Janevski është optimist që në dy-tre vitet e ardhshme turizmi pritet të jetë një nga pesë degët që së bashku në segmentin e Ballkanit të Hapur do të mundësojnë rritje ekonomike pozitive.
Ai thotë se pas krizës së Covid-it, turizmi po rimëkëmbet dhe synimet e vendosura po përmbushen.
“Parashikimet për vitin 2022 sipas mënyrës se si po shkon do të realizohen, do të thotë 2,6 milionë fjetje dhe mbi 400 milionë dollarë nga industria e turizmit së bashku me keteringun në ekonominë e Maqedonisë” - u shpreh Janevski.
Plani për vitin 2023 përfshinë edhe promovimin e destinacioneve të reja. Një nga projektet është "50 tregime për 50 fshatra maqedonas". (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
