Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Ekziston diskutim për konsensusin

26.08.2022 15:45

Kryeminsitri, Dimitar Kovaçevski....

Kryeminsitri, Dimitar Kovaçevski, është optimist se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin brenda parashikimeve dhe se kjo çështje nuk do të bëhet pengesë për vazhdimin e negociatave aderuese me BE-në.

Angazhohet që konsensensusi politik të arrihet në Kuvend, përkundër kundërshtimeve të opozitës. Beson se deputetët, pavarësisht përkatësisë politike, janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë, për të realizuar përcaktimin e qytetarëve dhe shtetit për anëtarësim në BE.

“Ekziston diskutim në Kuvend, i cili duhet të bazohet në argumente dhe fakte dhe parasëgjithash në perspektivën e shtetit. Unë ju thashë se ekzistojnë dy koalicione por e dyta nuk ofron asnjë alternativë. Në fakt, njëri partner i koalicionit me VMRO DPMNE-në ofron një aleancë me vendet e Azisë Qëndrore, që është e pakuptimtë në drejtim të integrimit të Maqedonisë së Veriut. Ne jemi anëtare e NATO-s dhe kemi harmonizuar politikën e jashtme 100% me Unionin Evropian.” – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Pres 120 deputetë pro integrimit

Deklarimet e opozitës së kryesuar nga VMRO DPMNE-së refuzojnë ndryshimet kushtetuese, sipas Kovaçevskit, janë për politikë ditore dhe interesa personale brenda partive respektive.

Konsideron se deputetët e opozitës do të ndryshojë mendje dhe ashtu siç miratuan kornizën negocuese, do të përkrah edhe ndryshimet kushtetuese.”

“Unë as që prisja se do të përkrahin propozimin evropian, por konsidroj se deputetët përfaqësojnë qytetarët në Kuvend dhe duhet të jenë në nivelin e detyrës dhe të gjithë 120 deputetët të përkrahin vazhdimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut në negociatat me BE-në dhe anëtarësimin e plotë të saj. Pasi, mos harrojmë, ne i kemi filluar negociatat dhe aktualisht po përgatiten ekipet negocuese.” – u shpreh Kovaçevski.

Vendi ka në dispozicion përafërsisht 16 muaj për të arritur konsensusin politik për ndryshimet kushtetuese, përkatësisht gjithë periudhën e skriningut, i cili zyrtarisht do të fillojë më 15 shtator dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2023. (Shpëtim Nuredini, TVM2)