Maqedoni
Kriza energjitike, OEM: Ekonomisë i kërcënohet cunami energjetik
26.08.2022 16:07
Ekonomisë i kërcënohet cunami energjetik që mund ta shkatërrojë atë ndërsa situata në tregun...

Ekonomisë i kërcënohet cunami energjetik që mund ta shkatërrojë atë ndërsa situata në tregun e hapur ka dal nga kontrolli pasi që nuk ka çmim produkti që mund të përballojë çmimin e energjisë nga 600 deri në 700 euro për megavat orë, paralajmeron kryetar i OEM-së Trajan Angeloski.
Ai prezantoi propozimet e OEM-së për të ndihmuar ekonominë për shkak të krizës energjetike dhe paralajmëroi se për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike, ekonomia kërcënohet me mbyllje dhe falimentim.
“ELEM-i duhet të sigurojë sasi shtesë të energjisë nga prodhimi vendor për tregun e lirë dhe në këtë mënyrë të ushtrojë presion pozitiv për uljen e çmimeve jashtëzakonisht të larta. Gjithashtu, të mos diskriminohen kompanitë që janë në tregun e lirë në krahasim me ato të tregut të rregulluar”, u shpreh kryetari i OEM-së, Trajan Angellovski.
Sipas tyre çmimi i energjisë elektrike duhet të jetë i kufizuar dhe kompanitë duhet ta paguajnë deri në një nivel të caktuar, ndërsa mbi atë nivel, të mbulohen nga fondet për krizë energjetike.
“Duhet më me kujdes tu qasemi reformave tatimore, të analizohen më shume faktor dhe rethanat. Subvencione të tipit të till egzistojnë në më shume shtete evropiane”, theksoi nënkryetari i OEM-së, Orce Simov.
Bekteshi: Mbi 70 000 kompani subvencionohen nga shteti
Minsitri I ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se mbi 70 mijë kompani marrin subvencione, ndërsa për pjesën e kompanive që janë në tregun e hapur, janë të gatshëm të ulen dhe të diskutojnë.
“Mbi shtatëdhjetë mijë kompani në vendin tonë subvencionohen nga shteti përmes ELEM -it, me përpjekjet e këtyre punonjësve të ELEM-it që rritën prodhimin në krahasim me vitin e kaluar. Për tre deri në katër mijë kompanitë që janë në tregun e lirë jemi gjithmonë të hapur të ulemi e të flasim, por fillimisht duhet të tregojmë të gjithë përgjegjësi, duke filluar nga ne si institucione, prandaj masat janë të detyrueshme për institucionet dhe rekomandimet për ekonomisë dhe vetëqeverisjes lokale”, u shpreh ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Nga OEM thonë se kriza energjetike do të zgjat prandaj kërkojn që shteti të merr borxh për tu dal në ndihëm ndërsa potencojn se ata do ta kthejn borxhin.
SANIJE DURAKU
