Borxhi publik, Qeveria shqyrton mundësitë për huamarje

26.08.2022 16:29

Akoma nuk është saktësuar forma e kthimit të borxhit....

Akoma nuk është saktësuar forma e kthimit të borxhit shtetëror në vlerë prej 314 milion euro për vitin 2022. Qeveria shqyrton mundësi të ndryshme, duke mos përjashtuar huamarjet ndërkombëtare apo nga bankat e vendit, por për prioritet duke pasur normën e ulët të interesit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se qeveria veçmë ka marrë kredi për mbështetjen e sektorit të eneregjetikës në vlerë prej 100 milion euro.

“Ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë e huamarjes duke pasur parasysh normat e larta të interesit në tre mujorin e kaluar. Ministria e financave po punon në këtë drejtim dhe huamarja do të jetë nga burime të cilat mundësojnë afat më të gjatë dhe norma më të ulta të interesit.” – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Dakordohet çmimi i rrushit, çmimi blerës rritet për 30%

Qeveria  me vreshtarët dhe prodhuesit e verës ka dakorduar rritje të çmimit blerës të rrushit prej 30% apo 3 denarëve, ndërkaq parashikohet subvencionim shtesë për vreshtarët të cilët kanë sipërfaqe të mëdha të regjistruara të prodhimit të rrushit për verë.

“Vendoset masë shtesë për mbështetje të vreshtarëve për shitjen e rrushit për prodhimin e verës të vitit 2022, në vlerë prej 2 denarëve për kilogram. Kjo paraqet një nga blerjet historike, një kilogram rrush prej 13 dhe 15 denarëve u shtohet dy denarë për kilogram.” – deklaroi Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Ministria e bujqësisë do të dëmshpërblejë edhe 29 komuna të cilat kanë pësuar nga vërshimet e 2016-ës e këndej me 300 milion denarë. (Meral Ismaili, TVM2)