Maqedoni

Hudhja e 16 vjeçares nga psikiatrija, Amet: Kërkojmë përgjegjësi

26.08.2022 16:51

Familja e 16 vjeçarës që u hodh nga kati i tretë i Klinikës së psikiatrisë në Shkup dhe avokati i tyre mbrojtës...

Familja e 16 vjeçarës që u hodh nga kati i tretë i Klinikës së psikiatrisë në Shkup dhe avokati i tyre mbrojtës, nuk i arsyetojnë konkluzat e Komosionit të formuar brenda klinikës së psikiatrisë për të vërtetuar përgjegjësinë në këtë rast.
 
Nuk është e mundur që vajza të kalojë shufra të dendura hekuri ,ballkone e dyer që të arrijë në katin e tretë siç ka pretenduar Komisoni thekson avokati i familjes,Srxhan Amet.16 vjeçarja ka qëndruar dy javë në koma ndërsa ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe dëmtim të disa organeve.
 
“Spitali vlerëson se e ka kryer punën e sajë me këtë Komision që e ka formuar dhe ka vërtetuar se nuk duhet të ketë as një përgjegjësi nga askush dhe sipas tyre vajza i ka kaluar shufrat e hekurit të cilat janë të dendura ku sipas meje nuk mund të hyjë as dora,është gjetur në kulm. Radhën e kanë Ministria e shëndetësisë së RMV-së ,Inspektorati shtetëror sanitar i shëndetësisë dhe policisa prej ku presim seriozitet dhe efikasitet më të madh që ky rast të sqarohet.Prindërit atë dit nuk janë njftuar për ngjarjen e vajzës së tyre por janë njoftuar ditën e nesërme kur ajo ka qenë në mjekim intenziv”, u shpreh avokati i familjes Srxhan Amet.
 
Pacientja është me diagnozë serioze dhe 3 herë është hospitalizuar në të njejtën klnikë por deri më tani nuk ka pasur as një tentim për arratisje dhe këtë e vërteton vet dokumentaiconi në klinikë. 
 
FLORIJE KAMBERI