Maqedoni
Kriza energjitike, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
26.08.2022 17:35
Partitë janë përplasur rreth krizës energjitike të shpallur nga qeveria një ditë më herët...

LSDM thotë se jo vetëm vendin, por gjithë botën e pret dimri më I ashpër dhe kriza më e madhe ekonomike dhe energjetike që nga Lufta e Dytë Botërore. VMRO akuzon qeverinë se ka ulur prodhimin e energjisë e rritja e cmimit vetëm varfëron qytetarët dhe pasuron kompanitë private.
“Detyrimi i shtetit është të mbrojë qytetarët dhe buxhetin e brendshëm. Prandaj familjet paguajnë 20 për qind për faturat e energjisë elektrike dhe 80 për qind e çmimit subvencionohet nga shteti. Po përgatiten edhe masa të reja antikrizë. Me ribalancin e Buxhetit tashmë janë siguruar 76 milionë euro për masat kundër krizës, të cilat po përgatiten si paketë për tremujorin e katërt të këtij viti. Qeveria ka shpallur gjendje krize për furnizimin e pandërprerë me energji elektrike dhe termike”, shprehen nga LSDM.
“Kompanitë maqedonase paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon dhe kjo në radhë të parë është pasojë e krimit dhe paaftësisë së qeverisë. Ulën gati dy herë prodhimin në sektorin e energjisë. VMRO - DPMNE i ka paralajmëruar të gjithë në të kaluarën publikisht dhe kemi theksuar qartë se me çmimin më të lartë të rrymës, kompania private do të pasurohet dhe qytetarët do të varfërohen. Ne protestuam dhe paralajmëruam se tenderët bëhen në katër sy”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
