Botë

Kosovë: Bie numri i të infektuarve me coronavirus, sot 188 raste të reja

26.08.2022 18:41

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 188 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 188 raste të reja me coronavirus në Kosovë.
 
Në krahasim me muajin korrik dhe fillimin e gushtit, ditët e fundit është shënuar rënie e numrit të të infektuarve.
 
MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërkaq janë shëruar 483 persona.
 
Të vaksinuar brenda kësaj periudhe raportuese janë 45.