Maqedoni
Konferencë në Ohër kushtuar stabilitetit të Ballkanit Perëndimor
27.08.2022 15:02
Ballkanit Perëndimor ballafaqohet me sfida të shuta gjeopolitike për shkak të pozicionit gjeostrategjik...

Ballkanit Perëndimor ballafaqohet me sfida të shuta gjeopolitike për shkak të pozicionit gjeostrategjik, konstatojn pjesmarrësit në konferencën “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor”. Sipas ambasadores amerikane në vend, Kate Marie Burns, sfidat janë të ndryshme, duke filluar nga shëndeti e deri te siguria por duhet pasur parasysh se një rajon i qëndrueshëm dhe i begatë, kontribuon për të gjithë Evropën.
“Kontributi juaj si rajon në Evropë është i rëndësishëm. Të gjithë po flasin se sa e rëndësishme është të investohet në këtë rajon, me sigurinë dhe stabilitetin që kontribuon në Evropë. Rëndësia që kemi ne si Shtetet e Bashkuara nga përtej Atlantikut, është edhe përfitimi nga profesionalizimi, ekspertiza juaj.”, tha Kate Marie Burns, ambasadore e SHBA-së.
“Sfidat ndryshojnë me ndryshimin e kushteve ndërkombëtare. Aktualisht mund të flasim sesi Ballkani Perëndimor e tregon atë rëndësi gjeostrategjike me shfaqjen e krizës ukrainase. Tregoi se nëse ato vlera euroatlantike nuk zbatohen në vendet, të gjitha vendet do të jenë subjekt i disa sfidave më të mëdha në skenën ndërkombëtare.”, tha Monika Begoviq, kryetare e Këshillit Atlantik të Kroacisë.
Ambasadorja gjermane Holstein vuri në dukje se pasojat e luftës ruso-ukrainase ndihen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të politikës së jashtme.
“Tani është e rëndësishme të rifitohet besimi i njerëzve në BE. Ju mund të na shihni si partnerë, por edhe si ofrues sigurie duhet të përballemi me rreziqet që janë para nesh si lufta, ndryshimet klimatike, pandemia. Me forca të përbashkëta ne mund të mbështesim Ukrainën dhe të luftojmë.”, tha Anke Holstein, ambasadore e Gjermanisë.
Profesori Metodi Haxhiev Janev thekson se sfidat kryesore të Ballkanit vijnë nga lojtarët e mëdhenjë botëror, por edhe nga mosgjetja e zgjidhjeve për problemet e brendshme që datojn që nga koha e Jugosllavisë.
“Ajo që na mungon është që përgjithësisht duhet të heqim qafe statusin e shteteve të robëruara, të heqim qafe klientelizmin që ekziston, nga politika në çdo sferë që na ka depërtuar dhe të fokusohemi tek vlerat reale. Sepse në këtë mënyrë ne në thelb kemi vetëm një pasqyrë të gabuar të asaj që është demokracia liberale dhe lejojmë në një farë mënyre duke e bërë këtë të tregojmë se demokracia liberale është paradoksale në vetvete.”, tha Metodi Haxhiev Janev, profesor.
Në këto konferencë që do të zgjasë deri më 30 gusht, do debatohet në tema për stabilitetin e Ballkanit dhe rolin e vendeve në rajon, si dhe çështjen e Ukrainës dhe rolin e NATO-s. Një pjesë e Konferencës i kushtohet parandalimit të kërcënimit global të terrorizmit, radikalizimit dhe çështjes së migrantëve.
SANIJE DURAKU
