Maqedoni

Marrveshja me Bullgarinë, Osmani: Do të dëshmohet se vendimi ishte i duhur

27.08.2022 15:27

Anulimi i deklaratës në Bullgari, që ishte pengesë për fillimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE...

Anulimi i deklaratës në Bullgari, që ishte pengesë për fillimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për ministrin Osmani ishte sfida e tij, por edhe suksesi i tij më i madh prej se ai është në krye të ministrisë së punëve të jashtme. Duke prezantuar raportin për punën e bërë, ai tha se janë ndërmarrë aktivitete të shumta dypalëshe dhe ndërkombëtare që shënojnë ringjalljen e marrëdhënieve me Bullgarinë dhe me këtë, thotë Osmani, është arritur zgjidhja, nëpërmjet të ashtuquajturit "propozimi francez". Osmani është i bindur se ka marrë një vendim të mirë.
 
“Kujtoj se koha do të tregon largpamësinë e këtyre vendimeve. Edhe përkundër rezistencës aktuale, edhe përkundër reagimeve emotive, koha do të tregon se kemi marrë vendime të duhura, kemi siguruar të ardhme evropiane për vendin tonë dhe për qytetarët.”, tha Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme.
 
Osmani përmendi edhe sukseset në intensifikimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Ai tha se me Greqinë po hapen dy pika të reja kufitare, me  Serbinë, çështja historike e kishës është zgjidhur, me Kosovën është mbajtur seanca e parë ndërqeveritare, përderisa me Shqipërisnë jemi partnerë në procesin e anëtarësimit në BE. 
 
Osmani: Vendkalimi Llojan-Miratoc, priten hapa nga Serbia
 
Përderisa Osmani po numëronte sukseset vendkalimi kufitar Llojan-Miratoc për të cilin është zotuar vite më parë mbetet ende pa realizuar. I pyetur nëse mund ta quajmë këtë dështim diplomatik, Osmani me përgjigje.
 
“Presim një vendim konkret nga R. e Serbisë që kjo të ndodhë. Ne i kemi prëgaditur të gjitha fazat, hapje e përkohshme, afatmesme, afatgjatë, që mos të ngadalsojmë hapjen me ndërtime të objekteve. Mirëpo pa vullnet të Sërbisë nuk mund të bëjmë gjë përveç se tëvazhdojmë të bëjmë përpjekje. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që ata nuk kanë vullnet për ta bërë këtë gjë, por duhet të ndërmarrin diçka konkrete. Ashtu që nuk është çështje që mvaret prej nesh.”, tha Osmani.
 
Ministri Osmani thotë se ende nuk ka marrë përgjigje nga kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshoski, nëse do të caktojë seancë për mbrojtjen e tezave të ambasadorëve të ardhshëm. Sipas tij, është një agjendë partiake që bllokon funksionimin normal të politikës së jashtme.
 
ERSAN PAJAZITI