Botë
Ukrainë, centrali bërthamorë në Zaporizhja paraqet rrezik
27.08.2022 15:53
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë akuzat ndaj njëra tjetrës për granatimet rreth centralit të okupuar ukrainas të Zaporizhjas....

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë akuzat ndaj njëra tjetrës për granatimet rreth centralit të okupuar ukrainas të Zaporizhjas. Kompania shtetërore ukrainase për energji bërthamore, Energoatom, shkroi në Telegram se “infrastruktura në stacion është dëmtuar” nga granatimet ruse, duke shtuar se ka rrezik “të përhapjes së substancave radioaktive” dhe zjarreve. Centrali bërthamorë në Zaporizhja mbetet prioritet edhe për agjencinë ndërkombëtare të energjisë Atomike. Ndërsa Presienti i Ukrainës Zelensky thot se sa më parë të arrijë misioni i kësajë agjcie në Zaporizhija.
“E rëndësisë esenciale është që misioni ndërkombëtarë i energjisë atomike të vijë në stacion sa më parë që të jetë e mundur dhe të ndihmojë që centrali të mbahet nën kontrollin ukrainas.”, tha Volodymir Zelensk, president i Ukrainës.
Reagimet vijnë një ditë pasi Rusia bllokoi miratimin e një deklarate kyçe nga Kombet e Bashkuar për këtë central bërthamor që është nën kontrollin rus. Ndërkohë “Rus Atom” ka paralajmëruar ndërtimin e reaktorëve të ri nuklearë në Hungari.
“Vendet që kanë energji nukleare dhe elektrana, janë më të sigurta lidhur me furnizimin afatgjatë energjetik.”, u shpreh një përfaqësues i “Rus Atom”.
Nga ana tjetër Çekia ka kërkuar mbledhje urgjente për çështjet energjetike në Evropë për shkak të rritjes së pa kontrolluar të çmimeve.
SANIJE DURAKU
