Maqedoni

VMRO-DPMNE/LSDM, përlasje rreth ndryhsimeve kushtetuese

27.08.2022 16:50

VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë për zgjdhje të parakohëshme parlamentare....

VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë për zgjdhje të parakohëshme parlamentare, ndërsa pretndon se shumica paralentare nuk mund të sigurojë 80 votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.  
 
“LSDM-ja anti-maqedonase frikësohet nga zgjedhjet sepse e di se Kovaçevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. Disfata e LSDM-së në Tetovë do të jetë disfatë e tyre në të gjithë Maqedoninë. Me kundërshtimin e idesë për zgjedhje dhe duke iu shmangur ballafaqimit me popullin, LSD-ja dëshmon se sa mizore dhe vetjake është si parti. Për një ditë më shumë në funksion janë të gatshëm ta bankrotojnë shtetin.”, thanë nga VMRO-DPMNE.
 
Por LSDM e pretendon të kundërtën. Nga humbja në Komunën e Mavrovë-Rostushës, Mickoski nuk po arrin të merr vetën dhe po e sundon heshtja zgjedhore thonë socialdemokratët. 
 
“Me ditë të tëra Hristijan Mickoski hesht për rezultatin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në të cilat VMRO-DPMNE-ja përjetoi debakël. Mickoski është i tronditur nga shuplaka e popullit, rënia drastike e numrit të votave të VMRO-DPMNE-së dhe ballafaqimi i parë zgjedhor me LSDM-në që kur në krye të partisë është Dimitar Kovaçevski.”, thuhet në reagimin e LSDM-së. 
 
Nga kjo parti nuk saktësojnë nëse shumica po ndërmerr hapa konkret për të siguruar 80 deputetët e nevojëshm për ndryshimet kushtetuese, që bullgarët të përfshihen në kushtetutë që është obligim nga propozimi francez, që zhbllokoi fillimin e bisedimeve të MAqedonisë së Veriut me BE-në.
 
SANIJE DURAKU