Maqedoni

Kumanovë, çmimi i lartë i energjisë elektrike, rrezikon ndërmarrjet publike

27.08.2022 17:14

Ndërmarrja Publike “Tregu”, në Kumanovë, edhe pse tash e disa muaj ka filluar të shlyej borxhet...

Ndërmarrja Publike “Tregu”, në Kumanovë, edhe pse tash e disa muaj ka filluar të shlyej borxhet, të cilat arrijnë në 21 milionë denarë, dhe të stabilizohet financiarisht, megjithatë si shumë kompani, edhe këtë ndërmarrjen vazhdojnë ta përcjellin një serë problemesh aktuale si në vend poashtu edhe jashtë.  Gëzim Kadriu, drejtor i NP “Tregu“ për programin tonë thotë se edhe përkundër shlyerjes së gjithë këtyre borxheve, rritjes së pagave minimale si dhe dita e dielë, ditë jo pune, arritëm t’i tejkalojmë e t’i zgjidhim si problem. Ndërkohë që tani problem shtesë paraqet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, që realisht në rrethana të këtilla vështirë se do të përballohet thonë nga kjo ndërmarrje.
 
“Qershor apo Korrik të vitit të kaluar ndërmarrja jonë për energji elektrike ka paguar 86.000 denarë, kurse në Qershor të këtij viti për energji elektrike kemi paguar 430.000 denarë që i bie 7-8 herë më shumë, ne arritëm 2 herë ta stabilizojmë ndërmarrjen, por tani me krizën energjetike nuk kemi më mundësi të shrytëzojmë asnjë kapacitet. Kemi bërë thirrje deri te qeveria, komuna, këshilli komunal që të marrin ndonjë vendim për ato ndërmarrje të cilat nuk kanë mundësi të paguajn të njejtat të subvencionohen. Pra fatkeqësisht kriza energjetike nuk po na lejon që ne të tregojmë rezultate të sukseshme që të punojmë në ambientet e dhe hapsirat e Tregut.”, tha për TVM2 drejtori i NP ”Tregu”, Gëzim Kadriu.
 
Kadriu, druan se në bazë të paralajmërimeve se nga muaji janarë do të ketë përsëri shtrejtim të energjisë elektrike, atëherë do të rrezikohet funksionimi i ndërmarrjes që do të vie deri te mos pagesa e mjeteve të shumta përfshi edhe pagat e punëtorëve.
 
“Nëse në këtë periudhë faturat e rrymës na vijnë diku mbi 450.000 denarë, mund të paramendoni se cfar mund të ndodh në dhjetor, janar, shkurt ku ndoshta një fatur e energjisë elektrike do të ma merr të gjithë sfondin e pagave të ndërmarrjes prej 1.600.000 denarë, ndoshta do të vie ndonjë faturë prej 1.200.000 denarëve. Para 10 ditëve si drejtori kemi marr masa që konsumimi i rrymës të reduktohet maksimalisht, tendat tona janë duke i shfrytëziuar diku rreth 380 familje, nga njëra anë duhet ti dalim në ndihmë atyre kurse nga ana tjetër po ballafaqohemi me një situate ku nuk do mundemi me kry pagesën e faturave të ndryshme.”, tha mes tjerash Kadriu.
 
Ndryshe, çmimi i lartë i faturave të energjisë elektrike ka goditur edhe ndërmarrje tjera publike e istitucione arsimore në rajonin e Kumanovës.
 
FATLUM AQIFI