Maqedoni
Spasovski: Kamera trupore barrierë kundër korrupsionit
27.08.2022 17:44
Këtë vit është përmbyllur projekti për incizim me kamera mobile të dedikuara për njësitë e komunikacionit dhe Sektorin për punë kufitare...

Këtë vit është përmbyllur projekti për incizim me kamera mobile të dedikuara për njësitë e komunikacionit dhe Sektorin për punë kufitare, i cili është komplementuar në transformimin digjital të MPB-së, bën të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
“Të ashtu quajturat kamera trupore paraqesin barrierë kundër korrupsionit, me çka praktikisht i mbrojmë edhe qytetarët edhe policinë i përjashtojmë subjektivitetet njerëzore në të cilat jemi të mësuar me vite të tëra mbrapa!”, thekson ministri Spasovski në një postim në facebook.
Ai potencon se sistemi i incizimit me kamera gjatë kundërvajtjes së bërë eventuale, nënkupton dënim joslektiv dhe transparent gjatë ndëshkimit dhe secili që nuk i respekton rregullat e qarkullimit do të mbajë përgjegjësi.
“Vazhdojmë me proceset e digjitalizimit dhe shuarjes së korrupsionit, së bashku me partnerët tanë nga SHBA-ja, të cilët e mundësojnë këtë donacion të vlefshëm prej një milion e gjashtëdhjetë e një mijë dollarë amerikanë, projekt i programit ICITAP të Sektorit për drejtësi të qeverisë së SHBA-së.”, thekson Spasovski në postim.
