Botë
Kosovë, KESKO kërkon shtrejtimi e energjisë për 88%
27.08.2022 18:46
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike kërkon shtrejtimin e energjisë elektrike për 88%....

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESKO) ka dorëzuar më 12 gusht në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) një propozim për tarifa të reja të energjisë elektrike, i cili do të shtrenjtonte rrymën deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset. Vendimi i ZRRE-së lidhur me këtë kërkesë të KESCO-s pritet të merret brenda 20 ditëve të punës.
Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovat për orë, nga 2.89 cent është propozuar të bëhet 5.43, ndërsa tarifa e lartë nga 6.75 në 12.86 cent.Për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat, KESKO ka propozuar që tarifa e ulët nga 5.90 cent të rritet në 11.09 cent, derisa tarifa e lartë nga 12.52 cent në 23.53 cent.
