Botë
Departamenti Amerikan i Drejtësisë: Trump mbante në shtëpi dokumente të klasifikuara
27.08.2022 19:10
Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbulon detaje mbi hetimin ndaj ish presidentit Donald Trump....

Një variant redaktuar i dokumentit prej 38 faqesh, që shërbeu për të marrë autorizimin e gjykatësit për kontrollin e rezidencës së ish-presidentit Donald Trump në Florida, vë në pah se Departamenti i Drejtësisë ishte i shqetësuar se burimet sekrete mund të viheshin në rrezik.Deklarata prej 38 faqesh, që përdori FBI-ja për të siguruar autorizimin e gjykatësit për kontrollin e shtëpisë së ish-Presidentit Trump, është publikuar, ndërsa gjysma e faqeve janë redaktuar për të mbuluar të dhëna të ndjeshme. Në të thuhet se Trump kishte 184 dokumenta të klasifikuara, dhe kishte bërë shënime në disa prej tyre.
Këto dokumente, me të dhëna të ndjeshme për mbrojtjen kombëtare, kanë tronditur dhe alarmuar ekspertët e sigurisë kombëtare dhe të zbulimit. David Laufman, ish-shefi i seksionit të kundërzbulimit pranë Departamentit të Drejtësisë ka deklaruar: “Me sa dihet, është e paprecedentë që një ish-president të zhvlerësojë veten e tij, duke marrë materiale të klasifikuara, qartësisht të shënuara si të tilla, që i përkasin nivelit më sekret të klasifikimit. Kode fjalësh tepër sekrete që përdoren për mbledhjen e të dhënave nga agjencitë amerikane të zbulimit. Madje në dokumentet e kthyera në Arkivin Kombëtar kishte dokumente tepër të ndjeshme”, ka thënë Laufman për Zërine Amerikës. Por Trump e ka dënuar kontrollin e shtëpisë së tij, duke e quajtur të paligjshëm.
