Pakistan, mbi njëmijë të vdekur nga vërshimet
Mbi 1.000 persona kanë vdekur si rezultat i vërshimeve në Pakistan që nga qershori, njoftojnë zyrtarët pakistanez....

Mbi 1.000 persona kanë vdekur si rezultat i vërshimeve në Pakistan që nga qershori, njoftojnë zyrtarët pakistanez.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se 119 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave të arrijë në 1.033. Zyrtarët në Pakistan kanë thënë se gjatë këtij viti vërshimet kanë prekur mbi 33 milionë banorë, apo një në shtatë pakistanezë, duke shkatërruar apo dëmtuar rëndë pothuajse një milion shtëpi.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se mbi 2 milionë hektarë të mbjella me produkte bujqësore janë shkatërruar plotësisht, 3.451 kilometra rrugë janë shkatërruar dhe 149 ura janë shembur. Shirat që bien çdo vit zakonisht janë thelbësore për ujitjen e tokës bujqësore dhe mbushjen e kapaciteteve të liqeneve. Por, ato çdo vit sjellin edhe një valë shkatërrimi.
