Stambolli në panik, pas një shpërthimi gjenden edhe 2 bomba tjera
Shpërthimi i një bombe në Stamboll ka shkaktuar panik në vend...

Shpërthimi raportohet të ketë ndodhur në lagjen “Fatih” të Stambollit, në një nënstacion elektrik, por nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
Ditën e diel në Stamboll kjo nuk ishte e vetmja ngjarje e regjistruar, pasi janë gjetur dhe dy bomba të tjera në zona të ndryshme të qytetit. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë njoftuar policinë për një pako të dyshimtë të vendosur pranë bustit të Kemal Ataturkut, në zonën e Maltepes.
Menjëherë forcat xheniere shkuan në vendngjarje dhe bënë shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse. Raportohet se mbi kuti ishte lënë një shënim, ku thuhej se do të mbani përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur ne Cizre, ku një 12 vjeçar mbeti i vrarë gjatë protestave në këtë zonë. Pas kësaj, në Sultangazi, një tjetër bombë u gjet në një paketë të lënë nga dy persona të maskuar në një stacion autobusi.
Sipas raportimeve të mediave turke mbi pako ishte e shkruar “YDG-H”, e cila, sipas tyre, është akt i Lëvizjes Atdhetare Revolucionare të Rinisë, pjesë e Partisë së Kurdistanit (PKK), parti e shpallur e jashtëligjshme. Ndërkohë, efektivë të shumtë policie janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve.
