Maqedoni

PDSH mbajti Kuvendin Partiak, ankohet se Kasami nuk ua hapi sallën e kuvendit

28.08.2022 14:31

PDSH është ankuar se krytari i komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk i ka lejuar që Kuvendi Qendror i PDSH-së...

PDSH është ankuar se krytari i komunës së Tetovës Bilall Kasami nuk i ka lejuar që Kuvendi Qendror i PDSH–së të mbahet në sallën e Komunës, e cila sot ishte e mbyllur. Nga PDSH akuzojnë se Kryetari Kasami po sillet sikur komuna është prone e tij. 
 
“Ne kemi dërguar kërkesë të rregullt për shfrytëzimin e sallës së Komunës organet e komunës nuk janë përgjigjur formalisht. Ku kryeari i komunës çelsat e sallës së Komunës i ka marrë me vete. Si duket pushteti aktual e trajton Komunën si pronë private.”, tha Visar Palloshi nga PDSH.
 
Punimet e Kuvendi qendror PDSH i vazhdoi tek qendra e kulturës në Tetovë, ku u zgjodhën anëtarët e kryesisë qendrore të kësaj partie, nënkryetarë dhe sekretari i përgjithshëm. Nënkryetar të partisë u zgjodhën profesoresha Valbona Toska, Fatmire Isaku, Fejzi Xhelili dhe Halit Krasniqi, sekretarë partie u zgjodh Sali Ajdini. 
 
“Mendoj se hapësira e veprimit politik të PDSH pas dështimit të mirëpritur katastrofaj të grupacionit të Ziadinit do të rritet me potential të 100% ne do të punojmë dhe veprojmë në këtë drejtim.”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.
 
Nga komuna e Tetovës nuk janë kundërpërgjigjur lidhur me akuzat për mos lejimin e mbajtjes së Kuvendit të PDSH-së në sallën e komunës. 
 
VISAR SADIKI