Maqedoni
Kryqi i Kuq, aksion për dhurimin e gjakut
28.08.2022 15:00
Në organizim të Kryqit të Kuq dhe Institutit për Mjekësi Transfuzive, me rastin e Shënimit të festës së Shën Mërisë...

Në organizim të Kryqit të Kuq dhe Institutit për Mjekësi Transfuzive, me rastin e Shënimit të festës së Shën Mërisë, në Shtëpinë e ARM-së tradicionalisht për të 20 herë me rradhë u mbajt aksioni i dhurimit të gjakut. Nga kryeqi i kuqë dhe Instituti i Transfuzionologjisë thotë se çdo dhurim gjaku është i rëndësishëm dhe do të thotë shpëtim për njerëzit që kanë më shumë nevojë për gjak.
“Deri më tani për këto 19 aksione kemi arritur 4200 dhurime gjaku ose mesatarisht 220 për çdo aksion. Pra, pjesëmarrja, pavarësisht moshës, para koronës, ishte ende standarde, normalisht me një numër pak të reduktuar, por ende të kënaqshme, veçanërisht në këtë periudhë kur njësitë e gjakut janë më të nevojshme.”, tha Zvonko Vasev, Kryqi i Kuq i komunës Qendër.
“Çdo dhurim gjaku, çdo njësi gjaku e grumbulluar ka një rëndësi të madhe sepse të gjithë pacientët kanë nevojë për gjak, gjaku nuk mund të përpunohet nuk mund të prodhohet, pra është një ilaç që sigurisht kushdo që mundet dhuroj ti ja japë atij që ka nevojë për të.”, tha Eftim Dimitrovski, instituti i transfuzionologjisë.
Eftim Dimitrovski nga Instituti i Transfuzionologjisë thotë se ky është një nga aksionet më të suksesshme që ata organizojnë së bashku me Kryqin e Kuq, jo vetëm pse është tradicional por por edhe nga aspekti që në periudhën e verës njerëzit janë me pushime, pra kanë sasi më të vogël gjaku.
SANIJE DURAKU
