Maqedoni

Rritja e çmimit të energjisë, Kovaçevski: Shqyrtohet ulja e marzhës dhe TVSH-së

28.08.2022 15:23

Qeveria do ti analizon kërkesat e sektorit privat për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike dhe pastaj do të intervenojë...

Qeveria do ti analizon kërkesat e sektorit privat për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike dhe pastaj do të intervenojë. Kryeministri Kovaçevski thekson se shteti do të bëjë gjthçka që të sigurojë energji elektrike me çmim që do të  mund ta durojnë qytetarët dhe kompanitë. Do të analizohet kërkesa për uljen e marzhave të tregtarëve me energji elektrike dhe heqjen e TVSh-së për kompanitë prodhuese.  Kovaçevski tha se veçmçë EMV ka rritur prodhimin e energjisë elektrike prej burimeve të veta. Në mënyrë shtesë po sigurohen edhe lëndët e para të nevojshme.
 
“REK Manastiri duhet të lëshohet në përdorim para sezonit dimëror. Veçmë është riparuar kazani i dytë i TEC “Negotinë” dhe punojmë në lëshim të përdorimit të centralit Te-to në Shkup, sepse Te-to është në pronësi private. Ajo që veçmë e kanë edhe qytetarët, edhe afaristët në shtet është se të gjithë konsumatorët privat, përkatësisht qytetarë të këtij shteti fitojnë rrymë të subvencionuar, të prodhuar nga EMV, edhe atë në tërësi.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Mickoski: Pushteti nuk din të menaxhojë elektro-ekonominë
 
Opozita me kritika se pushteti nuk po dine të menaxhojë me elektro-ekonominë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin se afaristët e Maqedonisë së Veriut paguajnë më shumë për rrymë sesa kolegët e tyre në rajon. Kjo sipas Mickovskit përveç se i bën ato jokonkurent në krahasim me bizneset në rajon, por edhe paraqet rrezik për falimentimin e shumë bizneseve në vend. Apelon që qeveria të angazhohet seriozisht në prodhimin e energjisë elektrike.  
 
 “Autoritetet në vend që të vazhdojnë me kokëfortësinë e tyre, t’i rreken punës, të ndalojnë vjedhjen, të prodhojnë rrymë dhe ajo rrymë të mbaroj si ndihmë për ekonominë dhe në atë mënyrë ta bëjnë ekonominë maqedonase konkurente. Njëkohësisht, më vjen keq që çdo ditë pranojmë ankesa nga qytetarë të cilët paguajnë deri në 50% fatura më të larta për energjinë elektrike. Kurse ajo që gjithashtu më shokon është paralajmërimi i autoriteteve se nga 1 janari në mënyrë shtesë ato fatura do të rriten.”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.  
 
Qeveria dhe sektori privat i vazhdojnë bisedimet. Javën e kaluar u shpall krizë energjetike që duhet të hyjë në fuqi prej nga nji shtatori.
 
ERSAN PAJAZITI