Maqedoni
Strugë, qentë endacak, ende rrezik për qytetarët
28.08.2022 16:17
Problemi me qentë endacakë vazhdon të jetë i pranishëm në qytetin e Strugës....

Problemi me qentë endacakë vazhdon të jetë i pranishëm në qytetin e Strugës. Numri gjithnjë e në rritje, ka bërë që qytetarët të ndjehen të rrezikuar. Edhe numri i rasteve ku qytetarët janë sulmuar nga këto qen, është rritur. Qytetarët të cilët pranuan të flasin para kamerës sonë u shprehen se është frikë të ecësh në shëtitoren e qytetit por edhe përreth plazheve, sepse në çdo vend qyteti është i mbushur plotë me qen të cilët nuk janë as të vaksiunuar por janë edhe të uritur. Ata kërkojnë intervenim të menjëhershëm nga autoritetet lokale dhe qeveria për zgjidhjen e këtij problemi.
“Duhet sa më shpejtë qyteti të pastrohet prej këtyre qenve, janë shumë rrezik, grumbullohen në çdo rrugë, mjerë gratë mjer ëfëmijët, kërkund s’ka siguri, na vjen keq e kemi Strugën të bukur të mirë, mirëpo nuk mirren masa hiç. Dhe një kërkesë npër zotin Merko që të marrë masa, kanë frikë të dalin njerzit, dil në plazhe plot me qen, dil në rrug plotë, prandaj apel për komunën dhe shtetin që të mirren masa sa më shpejt.”, tha një qytetar.
“Në qytet është shumë rrezik po masat janë shumë pak të marra, duhet të marin ndonjë vend të posaçëm për to.”, u shpreh një qytetar.
“Plot ka, normal qe të rrezikuar, duhet komuna tjua gjejë vendin jo ti lënë nëpër rrugë, ose t’i ushqejnë, t’i dërgojnë diku, jo t’i lënë të kenë frikë njerzit.”, tha një qytetar.
“Është rrezik, duhet të merren masa, me këto që thonë se do ti marrin, do ti strehojnë ama ska asgjë, në qytet është plot, këtu në çarshi ka sa të duash dhe në mbrëmje është mjaft rrezik.”, u shpreh një qytetar.
“Qentë duhet shteti ti grumbullojë ti vendojë me ndonjë vend, se ti vrasësh është gjyna, po qeveria dhe komuna. Të mëdhenjt jo, po fëmijët janë të rrezikuar.”, tha një qytetar.
Merko: Po punojmë për të zvogëluar numrin
Nga komuna e Strugës thonë se është duke u punuar në këtë drejtim për të zvogëluar numrin e qenve.
“Po punojmë në atë drejtim, me qendrat veterinare me mjekët veterinar, sidomos po punojmë në kastrim dhe sterilizim dhe besoj që në një farë mënyre do mundohemi ti zvogëlojmë numrat e tyre,gjithmonë me obligim dhe përgjegjësi që nesër apo në një kohë të ketë një stacionar regjional, punojmë përmes Qendrës për Zhvillim të Barabartë Rajonal këtu në Strugë, për 9 komunat që i përfshin regjioni, por ende s’mund të bëjm hap më të madh.”, tha Ramis Merko, kryetar i komunës së Strugës.
Nga komuna thonë se për rastet e sulmeve mbajnë përgjegjësi dhe se do t’i ndihmojnë qytetarët që kanë nevojë. Shpesh flitet se qentë endacak dërgohen prej vendeve tjera në Strugë, ndërsa nga komuna bëjnë apel për qytetarët që nëse shohin raste të tilla ku shkarkohen qen endacakë nga mjete të ndryshme të fotografojnë dhe të paraqesin rastin në polici ose komunë.
ILMIJE ZHAKU
