Maqedoni

Sistemi i drejtësisë, Xhelili: Reforma, jo luftë ndërinstitucionale

28.08.2022 17:28

Përplasja e dy institucioneve kyçe për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit...

Përplasja e dy institucioneve kyçe për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që sollën edhe në suspendimin e prokurores Ruskovska, ishte një përplasje që jo vetëm dëmtoi sistemin e drejtësisë por ishte e panevojshme në këtë kohë kur vendi duhet të tregojë rezultate të dukshme se po e lufton krimin dhe korrupsion vlerëson për TVM2 eksperti Fadil Xhelili. Sipas tij këto ngjarje janë indikacion se sistemi i drjetësisë dhe funksionimi i sistemit ligjor, nuk është në nivelin e duhur.
 
“Ne e dimë se korrupsioni është një kancer i shoqërisë dhe për fat të keq në RMV dhe nga të gjitha raportet e Departamentit të shtetit amerikan, raportet vjetore nga Komisioni Europian prioritet, apo ndër pikat e para kanë vërejtjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në mos funksionimin e sistemit të drejtësisë. Çdo zvarritje dhe çdo politizim i zgjidhjes së këti kontesti mendoj se mund të rezultojë me pasoja të cilat janë jo vetëm për sistemin e drejtësisë, jo vetëm për mosfunksionimin e shteti ligjor, por edhe që preket një siguri e përgjithshme.”, tha Fadil Xhelili, ekspert juridik.
 
Buxhakovski: Në situatën në PNKOK, ka gisht politika 
 
Ndërkohë profesori universitar nga e drejta penale Stefan Buxhakovski, vlerëson se në ngjarjet e fundit në PNKOK, ka gisht politika. Thotë se ka shumë prokurorë që kanë kapacitet të zëvendësojnë prokuroren Ruskoska, por nuk do të mund ta bëjnë përshkak të presionit të mundshëm.
 
“Sa i përket komunikimit të prishur dhe atë qe e tha prokurorja Ruskovska, del që politika ka gisht mes këti komunikimi të prishur,  gjegjësisht shihet diçka që politika ka përzier gishta në këtë situatë të krijuar në prokurori.”, tha Stefan Buxhakovski, Profesor universitar.
 
Këshilli i Prokurorëve së fundmi refuzoi ankesën e prokurores për Ndjekje të Krim të Organizuar dhe Korrupsionit dhe Ruskovska mbetet e suspenduar për të mos ndikuar eventualisht në procedurat e nisura për Drejtorinë e Policisë Financiare.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI