Maqedoni
Heqja e kufirit RMV- Kosovë, Sherifi: Pikënisje e synimit për lëvizje të lirë
28.08.2022 17:57
Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave në vendet e Ballkanit Perendimor...

Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave në vendet e Ballkanit Perendimor, është domosdoshmëri e jo vetëm dëshirë e qytetarëve e qeverive. Teksa disa shtete kanë marrëveshje bilaterale për lehtësira gjatë kalimit të kufijve respektivë, me mjaft entuziazëm u prit lajmërimi se Maqedonia e Veriut pritet të heqë më në fund kufirin me Kosovën. Profesori Universitar Isak Sherifi, potencon për TVM2 se heqja e barrierave doganore, ndihmon në lehtësimin e pozitës ekonomike mes dy vendeve, por njëkohësisht, jep sinjale të qarta se vendet e Ballkanit Perendimor kanë një synim të vetëm integrimin në BE.
“Ide të tilla janë të qëlluara meqë Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë raporte të ndërsjellta qoftë politike apo ekonomike. Kjo është si një piknisje determinante në suaza të asaj që edhe kërkohet që vendet e Ballkanit Perendimor të kenë masa lehtësuese në mes tyre. Kjo temë dhe kjo cështje duhet të dikutohen në të gjitha instancat qoftë asaj të RMV apo të Kosovës si dy vende fqinje.”, tha Isak Sherifi, profesor universitar.
Lëvizja e lirë e qytetarëve e mallrave, Sherifi: Synim kryesor për Ballkanin Perendimor
Tashmë Shqipëria dhe Kosova nuk kanë më kufij mes tyre gjatë fundjavave në kohën e verës ku qytetarët shqiptarë nga të dy anët e kufirit administrativ, por edhe të tjerët, lëvizin pa ndaluar fare në pikën kufitare. Një ide e tillë është ringjallur edhe në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ku parashihet lehtësim i masave për qarkullimin e njerzve dhe mallrave. Sherifi thotë se lehtësimi i lëvizjes së lirë do të ndihmonte edhe më shumë që vendet e rajonit t’i tejkalojnë edhe problemet politike që kanë mes tyre e për këtë përshëndet ndihmën që po japin ndërkombëtarët sidomos në mardhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Unë mendoj se me një prezencë bukur të fuqishme të diplomacisë së SHBA, tanimë në kontura të bisedimeve Kosovë-Serbi mund të jetë si një sinjal që një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe mendoj se me lehtësimin e lëvizjes përgjatë kufijve, duhet të jetë prioritet i të gjitha shteteve.”, tha Sherifi.
Idea e lehtësimeve në kufi, u diskutua edhe nga komunitetet e biznesit mes delegacionet e RMV-së dhe Shqipërisë të cilat kërkuan nga Qeveritë e të dyja vendeve lehtësime plotësuese. Heqja aktuale e kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë, sipas analistëve duhet të shërbejë si model suksesi dhe mund të apliohet përmes një marrëveshjeje edhe mes qeverisë së RMV-së dhe Kosovës.
FITIM KRYEZIU
