Botë
Kurti: Duam njohje, deri atëherë do të ketë reciprocitet
28.08.2022 18:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dekalruar se Kosova është e interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dekalruar se Kosova është e interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke. Por, derisa nuk arrihet kjo marrëveshje, e cila sipas Kurtit do të ishte ndërkombëtare, ligjërisht e obligueshme, Kosova do të ketë reciprocitet të plotë, i cili do të vendoset gradualisht.
“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me “Die Welt” për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por gjithashtu fola edhe për fuqinë tonë punëtore të re dhe të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, tha Kurti.
