Fitore me rekord për Okllahomën
Tre sfidat e natës së kaluar në NBA, kaluan në shenjë të Okllahomës, skuadër kjo e cila në ndeshjen kundër Orllandos, në pjesën e parë shënoi plotë 79 pikë, rekord në ligën më të fuqishme të basketbollit në botë...
Në fund, Tanderat deklasuan kundërshtarin, duke e mundur me 127:99. Kevin Durent ishte shumë afër tripëll dabëllit, me 21 pikë, 11 kërcime e tetë asiste, ndërsa ndihmuan edhe Vestbruk dhe Ibaka, me 17 respektivisht 16 pikë.
Një favorit tjetër San Antonio, njëashtu nuk kishte probleme kundër Jutës, duke kufizuar në fund kundërshtarin në vetëm 69 pikë. 89 pikët e kampionëve në fuqi, I shënuan dhjetë basketbollistë, ndërsa gjashtë prej tyre kishin pikë dyshifrore. Më efikasi ishte Tiago Spliter me 14 pikë.
Në takimin më interesant të mbrëmjes, Nju Orleansi triumfoi kundër Torontos me 95:93, fal koshit të Tarik Evansit, të shënuar 1.6 sekonda para mbylljes të sfidës. Ai, njëherësh ishte edhe basketbollisti më efikas, me 26 pikë. (Mustafa Ademi, TVM2)