Maqedoni
Tetovë, shoqëria “LËVIZJA” shpalosi Pllakën në nderim të familjes Sherifi
29.08.2022 10:50
Në praninë e dhjetëra aktivistëve dhe atdhetarëve nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia e Veriut...

Në praninë e dhjetëra aktivistëve dhe atdhetarëve nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia e Veriut, u bë shpalosja e Pllakës nga Shoqëria “Lëvizja”, për të nderuar familjen Sherifi, respektivisht, Rustem Sherifin – post mortum dhe Hanife Sherifin, shtëpia e të cilëve nga viti 1981 deri në vitin 2001, ishte në funksion të çlirimit kombëtar dhe vatër e veprimtarisë politike e ushtarake të LPK-së dhe UÇK-së.
Në këtë ngjarje të shënuar kombëtare, me fjalë rasti u paraqitën Hulusi Beqiri, kryetar i Shoqërisë “LËVIZJA”, Fazli Veliu, kryetar historik i LPK-së, ndërsa me një historik të shkurtër për familjen u paraqit Bajrush Xhemajli.
Kryetari i komunës së TetovësBilall Kasami, falënderoi të pranishmit për kontributin e dhënë për lirinë kombëtare.
Shoqëria “LËVIZJA”, nënës Hanife Sherifi, në shenjë falënderimi dhe nderimi i ndau mirënjohje. Në emër të familjes, të pranishmit dhe Shoqërinë “LËVIZJA” i përshëndeti Bilall Sherifi.
Pllaka u dizajnua nga Adnan Asllani.
