Botë

Këshilli i Ambasadorëve: Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës, kontribuon në stabilizimin e rajonit

29.08.2022 11:09

Këshilli i Ambasadorëve përshëndet lajmin për arritjen e marrëveshjes për dokumentet personale mes Kosovës dhe Serbisë.

Këshilli i Ambasadorëve përshëndet lajmin për arritjen e marrëveshjes për dokumentet personale mes Kosovës dhe Serbisë. 
 
“Me këtë Marrëveshtje qytetarëve të dy vendeve u mundësohet qarkullimi i lirë i kufinjëve me letër njoftime të lëshuara nga dy vendet përkatëse.
 
Këshilli lartë e çmon kontributin e dhënë për arritjen e kësaj Marrëveshtjeje (nënshkruar në vitin 2011) të përfaqsuesit special të BE-së për lehtësimin e dialogut mes dy vendeve Miroslav Lajçak dhe përfaqsuesit amerikan për Ballkanin perëndimor Gabriel Eskobat dhe shpreson dhe pret që liderët e të dy vendeve ta vazhdojnë dhe thellojnë dialogun edhe për tema tjera më qenësore deri në arritjen e një marrëveshtjeje përfundimtare.
 
Këshilli i Ambasadorëe konsideron se implementimi me sukses i Marrëveshtjes së arritur si dhe marrëveshtjeve tjera tashmë të nënshkruara do ta çel rrugën për integrimin sa më të shpejt në BE të dy vendeve si dhe do të kontribuojë në forcimin e paqës dhe stabilizimin e situatës në regjion e më gjërë.”, thuhet në kumtesën e Këshillit të Ambasadorëve.