Botë
Marrëveshja për dokumentet, Vuçiq: Siguruam më të mirën e mundshme
29.08.2022 12:43
Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, sipas Aleksandër Vuçiq....

Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, sipas Aleksandër Vuçiq.
Presidenti serb tha se marrëveshja për dokumentet e hyrje – daljeve në kufi është një ujdi verbale pasi është nënshkruar që më 2011, në kuadër të dialogu të nënshkruar në Bruksel. Gjithsesi presidenti serb e ka bërë ët qartë tashmë disa herë se marrëveshja për dokumentet, nuk nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës. Si pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja,
Kosova dhe Serbia nënshkruan një Marrëveshje për Lirinë e Lëvizjes, 11 vjet më parë, e cila parashikonte lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje. Vuçiq tha se është “gjithmonë” i gatshëm që të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, sa i përket Kosovës.
