Botë

Bërnabiq paralajmëron fazë destabilizimi nga 1 shtatori

29.08.2022 13:19

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se nga 1 shtatori do të ketë një periudhë të paqëndrueshme për Kosovën....

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se nga 1 shtatori do të ketë një periudhë të paqëndrueshme për Kosovën. Sipas saj, kjo do të ndodh pasi nuk është arritur marrëveshje për targat. Ajo ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i gatshëm për kompromis.
 
“Ne kemi një situatë shumë komplekse në Kosovë. Nuk jemi marrë vesh për targat, Abin Kurti nuk është i gatshëm për asnjë kompromis. Kemi propozuar zgjidhje të caktuara, ai nuk ka dashur të pranojë dhe bisedimet janë ende në vazhdim.”, ka thënë Bërnabiq për Radio Televizionin e Serbisë.