Maqedoni
Kovid-19, bie interesi për vakcinim, mjekët apelojn për imunizim
29.08.2022 13:48
Interesi për vaksinimin është në rënie. Në pikën për imunizim “Jane Sandanski” çdo ditë vaksinohen rreth 20 deri në 30 persona....

Interesi për vaksinimin është në rënie. Në pikën për imunizim “Jane Sandanski” çdo ditë vaksinohen rreth 20 deri në 30 persona. Janë të disponueshme vaksinat Pfizer dhe Moderna. Ndërkohë Mendimi i qytetarëve për vaksinat kundër Covid-19 është i ndarë.
“Jam e vaksionuar me dy doza Pfizer dhe po mendohem a të marr edhe një sepse po më aktivizohet gjëndrra tiroide.”, tha një qytetare.
“Nuk jam vaksionuar fare dhe nuk dua, është trupi im dhe e drejta ime.”, u shpreh një qytetar.
“Jam me diabet dhe jam vaksionuar me katër doza. Do të ketë edhe valë të nëntë dhe të dhjetë dhe patjetër të jemi të kujdesshëm.”, tha një qytetar.
“Jo nuk jam fare e vaksionuar, nuk ndjej nevojë për vaksinim.”, u shpreh një qytetare.
Mjekët janë decid për sa i përket vaksinimit. Ata apelojnë për imunizim, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje shoqëruese dhe kronike.
“Në Poliklinikën “Jane Sandanski” gjatë ditëve të fundit vaksinimi për her të parë është në rënie. Gjatë ditës vaksinohen 20 deri në 30 pesrona. Në shërbim kemi vakcinat Pfizer dhe Moderna.”, tha Mende Çavdarovski, mjek.
Omicron dhe nënvariantet e tij janë ende të pranishme, dhe simptomat e sëmundjes ndryshojnë përsëri. Përveç atyre të zakonshmeve, mjekët vërejnë simptoma të tjera, si diarre, ulje të urinës dhe dhimbje gjoksi. Numri i rasteve aktive me Covid-19 aktualisht është mbi 2000. Shumica e tyre janë nga Shkupi.
VLORA LATIFI TOPOJANI
