Maqedoni

Kriza energjetike, VMRO: Pushteti po vjedh qytetarët përmes ELEM-it

29.08.2022 14:11

VMRO-DPMNE dhe LSDM sërish u përplasën rreth krizës energjetike dhe shtrenjtimit të vazhdueshëm i energjisë elektrike....

VMRO-DPMNE dhe LSDM sërish u përplasën rreth krizës energjetike dhe shtrenjtimit të vazhdueshëm i energjisë elektrike.
 
Partia e Misovskit akuzon koalicionin qeverisës se në pesë vitet e fundit kanë shtrenjtuar çmimin e neregjisë elektrike 50% për qytetarët dhe katërfish për bizneset. Sipas VMRO-së, Qeveria po grabit qytetarët përmes “ELEM”-it, përkatësisht Elektranave të Maqedonisë. 
 
“Qeveria as për së afërmi nuk është e gatshme që të përballem me krizën energjetike. Në vend të masave për t’u përball me krizën jemi dëshmitarë se ka tepricë të energjisë, të cilën “ELEM” e shet në tregun e lirë, jo me çmimin e tregut por me çmim më të lirë dhe kështu përfiton ndonjë furnizues ose firmë. Për fat të keq, e gjithë kjo bie në kurriz të qytetarëve.”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Mickoski blente rrymë trefish më shtrenjtë
 
Opozita fton ekzekutivin që të merr parasysh rekomandimet e kryetarit të VMRO-së, Hristijan Mickovski, ish drejtor i “ELEM”-it.
 
Mirëpo, LSDM nuk merr në konsideratë Mickovskin. Thotë se ai gjatë mandatit të tij në krye të “ELEM’-it, ka blerë energji elektrike tre herë më të shtrenjtë se çmimi i energjisë në treg, edhe pse atëherë s’ka patur krizë energjetike.
 
“Si drejtor i “ELEM”-it, Mickovski në mandatin e tij blente energji elektrike për 250euro/MegaVatOrë edhe pse atëherë rryma shitej për 70e/MWh. Hristijan Mickovski do të mbahet mend si drejtori, në kohën e të cilit energjia elektrike u rrit për 100% pa patur asnjë krizë energjetike.”- thuhet në përgjigjen e LSDM-së.
 
LSDM sqaron se “ELEM” po shet tepricën e energjisë elektrike gjatë natës në ankand, në të cili mund të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara, e ku zgjidhet ofertuesi më i mirë.  
 
SHPËTIM NUREDINI