Maqedoni
Pelivanov do të drejtoj PNKO-në, në vend të Ruskovskës së suspenduar
29.08.2022 14:27
Prokurori Trajçe Pelivanov, i cili gati dy vjet është në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar...

Prokurori Trajçe Pelivanov, i cili gati dy vjet është në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, do ta drejtojë këtë institucion, pas propozimit të prokurorit republikan Ljubomir Joveski dhe vendimit për përzgjedhje nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Zgjedhja e Pelivanov vjen pasi të premten u konfirmua suspendimi i prokurores Vilma Ruskovska, e cila ka mandat të jetë në krye të kësaj prokurorie. Vendimi për emërimin e Pelivanovit u votua njëzëri nga anëtarët e pranishëm në seancë. Ai do të shërbejë deri në skadimin e suspendimit të Ruskovskës ose deri në zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, pasi mandati i Ruskovskës i skadon në nëntor.
Pelivanov ka qenë pjesë e ekipit të Katica Janevës në Prokurorinë Speciale Publike, ku ka qenë për katër vite, pra nga viti 2015 deri në vitin 2019. Karrierën e tij si prokuror e ka filluar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup në vitin 2009, ku ka qenë deri në vitin 2015. Ai ka 11 vite përvojë. Ai u zgjodh në Prokurorinë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit prillin e kaluar, kur u vlerësua me 25 pikë për mënyrën se si e bën punën e tij.
