Maqedoni

Fatkeqësia e autobusit në Bullgari, kontestohet hetimi fillestar i prokurorisë

29.08.2022 14:47

Deri tek gjykata në Pernik, janë dorëzuar padi me të cilat kontestohet hetimi fillestar i prokurorisë bullgare....

Deri tek gjykata në Pernik, janë dorëzuar padi me të cilat kontestohet hetimi fillestar i prokurorisë bullgare për fatkeqësinë që ndodhi me autobusin e Besa Trans në Bullgari, ku humbën jetën 45 udhëtarë dhe 7 mbetën të lënduar, të gjithë shtetas të RVM-së. Këtë e ka vërtetuar Nikollaj Dimitrov, Avokat i familjarëve të viktimave. Ai shpreson se hetimi plotësues që është në fazë të avansuar do të hedh drit të re për rastin.
 
“Për momentin bëhet kontrollë për atë se çka solli prokuroria si përfundim. Paditë janë dorëzuar në gjykatën në Pernik dhe procedura quhet sigurim i dëshmive apo me fjalë të tjera, eksperti do të analizojë infrastruktorën rrugore, do të kërkojë detaje për sinjalizimin rrugorë, shenjat, për cilësinë asfaltit, për çka do të konkuldojë nëse ka faj në infrastrukturën rrugore. Ne vlerësojmë se ka faj edhe tek Agjensia për infrastrukturë rrugore e Bullgarisë.”, tha Nikollaj Dimitrov, avokat i familjarëve të viktimave.
 
Dimitrov kërkon që paditë ti shqyrtojë edhe Agjensia bullgare për infrastrukturë rrugore si dhe përfaqësuesi i Kompanisë së sigurimit nga Maqëdonia të cilët në Bullgari janë të përfaqësuar nga Byroja nacionale e sigurimeve të kompanive automobilistike.
 
“Vlerësojmë se hetimi i përsëritur do ti jep dritë të re rastit.Mungesa e hetimit paraprak është se nuk i është kushtuar shumë vëmendje gjendjes së rrugës dhe aspekteve të ndryshme për çka ka ardhur deri tek fatkeqësia. Rezultate presim për disa muaj.”, tha Dimitrov. 
 
Familjet e viktimave kërkojnë më shumë se 750 mijë euro për humbjet e familjarëve. Prokuroria bullgare, rastin e ka mbyllur duke ia lënë fain gabimit të shoferit. Sipas hetimit Shoferi ka humbur kontrollin mbi autobusin i cili ka lëvizur me shpejtësi të pa përshtatshme, pas çka ka ndodhur fatkeqësia.
 
FLORIJE BELULI KABERI