Maqedoni

ITKSH- Promovohet libri “Letra e Gonxhe Bojaxhiut”, 50 letra të zgjedhura nga autori Anton.N Berisha

29.08.2022 15:09

ITKSH në bashëpunim me Shtëpinë Muze të Nënës Terezë promovuan librin Letra e Nënës Terezë...

ITKSH në bashëpunim me Shtëpinë Muze të Nënës Terezë promovuan librin Letra e Nënës Terezë, nga autori Anton Nikë Berisha. Ky libër u soll në vendin ku ajo është pagëzuar para 112 vjetesh dhe sjell me vete humanizimin dhe dashurinë e saj të pashterrshme në 50 letrat e shkruara nga vet ajo.
 
“Ne kemi nevojë vetëm ta njohim mirëfilli se cila ishte puna e saj, e çbëri ajo grua e cila u bë Nëna e botës, unë në shkrimet  e mia nuk e përdor fjalën e shenjtë, sepse nuk ka fjalë më të shenjtë sesa fjala Nënë.”, tha autori i librit Anton Nikë Berisha. 
 
“Një libër që për herë të parë e sheh dritën e botimit, ndërsa botohe në Shkup nga institi dhe promovohet në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, është dëshmi e vlefshme se cili është respekti që ne bashkombasit e Gonxhe Bojaxhiut e gëzojmë për të.”, tha drejtori i shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë, Naser Curri.
 
“Është dritare që na ka mungur të shohim më qartë udhët e njohjes dhe interpretimit filozofik të e jetësor të Nënës Terezë që kësaj rradhe vjen përmes 50 letrave të përzgjedhura nga ana e Anton Nikë Berishës.”, tha Emin Azemi, recenzent i librit.
 
“Më së shumti porosi ka ky libër për liderët botëror si presidentit amerikan, atij të Libisë që uluni bisedoni pa fillu lufta sepse nëse fillon lufta do të vriten shum dhe më pas përsëri do të uleni dhe bisedoni.”, tha drejtori i ITKSH–së, Skender Asani. 
 
“Sigurisht do të ishte mirë që këto burime edhe të përktheheshin  dhe ti shërbjenë audiencave, sepse qëllimi nuk është vetëm ti shërbejmë audiencës sonë por edhe asaj ndërkombëtare për punën e Gonxhes që nga Letnica jonë e deri në Kalkutë të Indisë.”, tha Florian Qehaja.
 
Përpos promovimit u shfaq edhe ekspozitë retrospektive për rrugëtimin e Nënës Terezë, që nga fëmijëria deri në shenjtërimin e saj. 
 
FLUTURA LATIFI